Tifozët ja damtojnë kerrin, Lenjani përgjigjet me burrni

Rikthimin në ekipin e Rennes të Ermir Lenjanit mbas kalimit me huazim te nji nga ekipet më anmike të këtyne të fundit, Nantes, nuk e kanë pritë mirë tifozët francezë.

Ata kanë damtue kerrin Porsche të mesfushorit shqiptar tue i ba disa vija.

Mbas kësaj ngjarje, i menjiherëshëm ka qenë reagimi i Lenjanit në rrjetet sociale.

“Kohët e fundit shumë gjëra janë shkruar mbi mua dhe kjo më ka prekur. Unë personalisht ndjehem mirë në Rennes dhe dua të jap maksimumin për skuadrën time. Rikthimi këtu nuk ishte aspak i lehtë. Dhe mundësia për të luajtur me Rennes ishte shumë e komplikuar. Mundësia për të qëndruar në Ligën e parë franceze mu dha nga Nantes, dhe kështu më mundësuan që të isha pjesë e Euro 2016. Tani jam gati të kthehem. Ndjehem mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për klubin dhe fansat”