Tifozët-Rooney’t: ‘Marre’! Kjo asht arsyeja pse po e akuzojnë yllin e ManUtd!

Tifozët e inatosun në Twitter kritikuen randë Wayne Rooneyn, mbasi 31 vjeçari ishte fotografue në orët e hershme të së Diellës në mëngjes i dehun, me fanellën e Kombëtares angleze.

Fotografia ishte publikue nga “The Sun” ku shihet kapiteni i “Tre Luanëve” shumë i dehun. Ylli i Manchester United nuk ishte pjesë e ndeshjes kundër Spanjës të Martën mbrama, por disa tifozë besojnë se arsyeja e mungesës nuk ishte lëndimi.

Në fakt, disa tifozë kanë shkue aq larg me abuzimin e tyne ndaj top gollashënuesit anglez, tue thanë se ai asht “marre” dhe “hajgare” për futbollistët profesionistë.

c82952658ff5922f3f8fa04856a6629a_w900px_h500px_cp_sc