Tifozët turqë sulmojnë Italinë: Ndeshja me Irlandën ishte e ndreqtë!

Tifozët turqë nuk kanë mbetë aspak të kënaqun nga fitorja në minutat e fundit e Irlandës ndaj Italisë.

Ata kanë sulmue masivisht llogarinë në Twitter të kombëtares italiane. Në komentet e tyne në rrjetet sociale turqit akuzojnë “Të Kaltrit” se kanë ndreqë ndeshjen në fjalë.

Turqia përfundoi jashtë Europianit të Francës, mbas humbjes së Italisë. Ekipi i Fatih Terimit shpresonte për nji biletë për 1/8 mbas fitores 2-0 ndaj Çekisë.