Tifozëve të Arsenalit s’ka me ju pëlqye kjo deklaratë e Van Persie

Robin van Persie thotë se rikthimi në Old Trafford  asht sikurme u rikthye në shtëpi.

Në kuadër të Europa League, nesër Manchester United ka me pritë Fenerbahcen në Old Trafford, ndërsa Van Persie e quen Old Traffordin ‘shtëpi’.

Pa dyshim se, kjo nuk ka me ju pëlqye aspak tifozëve të Arsenalit, mbasi që e dimë se Van Persie ka luejt për ‘topxhijtë’ mbi 300 ndeshje, ndërsa për Manchester United vetëm 105 ndeshje.

”Ka me qenë nji përballje speciale për mue. Unë e di që Manchester United dëshiron me luejt në Ligën e Kampionëve, por situata asht e tillë dhe për mue asht nji grup special në Europa League”.

”Menxii pres me luejt dhe rikthimi në Old Trafford ka me qenë sikur në shtëpi”, u shpreh Van Persie.