Tifozi, Edi Ramës: Mos hajde në stadium kundër Spanjës, mujm me pësue si Kosova

Ethet e ndeshjes Shqipni-Spanjë, që ka me u luejt të Diellën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, kanë pushtue tifozët, por edhe kryeministrin Edi Rama. Në rrjetet sociale, teksa Rama kishte shkrue nji koment mbi debatin për sipërfaqet e mbjella me kanabisin, nji qytetar i ka kërkue të mos vijë në stadium kundër Spanjës, shkruen Shekulli.

“Vetëm në stadium mos hajde kundër Spanjës të fitojmë, se po erdhe kemi me hangër si Kosova”, ka shkrue komentuesi.

Nuk ka vonue përgjigja e kryeministrit, shumë aktiv në “Facebook” gjatë javëve të fundit.

“Jo, kam me ardhë, se po s’erdha kemi me humbë e ti mundesh me u ba zari i keq mandej”, asht përgjigjë Rama.