Tifozi nga Kosova, në ballinën e revistës së Arsenalit (foto)

Alban Mavriqi asht tifoz i ekipit të Arsenalit, dhe mbas mbrami asht paraqitë edhe në revistën e ekipit londinez.

Mavriqi asht pjesë tifo-grupit të Arsenalit nga Kosova “Arsenal Supporters Group”. Ai studion në Norvegji, dhe e ka gjetë veten në ballinën e revistës së ekipit nga veriu i Londrës, e cila ju shpërndahet tifozëve para ndeshjeve.

“Albani nga Kosova bani këtë fotografi që të len pa frymë në Trolltunga të Norvegjisë. Ai u ngjit 11 kilometra me mbërri aty dhe tha se asht ndjenjë e jashtëzakonshme me bartë fanellën e nënshkrueme nga Xhaka (atje naltë),” shkruhet në ballinën e këtij artikulli.

are9 are10