Titujt e mediave botnore, përfshi edhe ato serbe, për humbjen e Shqipnisë

Shqipnia asht mposhtë në kohën shtesë 2:0 nga Franca në Euro 2016, por ka marrë lavdata nga mediat ma të mëdha botnore.

Këto janë disa prej titujve të mediave botnore:

CNN: Franca mbijeton frigën e Shqipnisë

BBC: Humbje e pameritueme për Shqipninë

Guardian: Nji Shqipni mbresëlanëse

UEFA: Mirënjohje për Shqipninë

Marca: Franca fiton në minutat e fundit

Ndërsa, edhe mediet serbe i kanë kushtue randësi humbjes së Shqipnisë nga Franca.

Kurir shkruen se, Griezmann e theu mbrojtjen e Shqipnisë në minutën e 90’të, ndërsa Payet ja dha goditjen përfundimtare.

Novosti shkruen se Griezmann shkatërron andrrat e Shqipnisë, ndërsa Payet konfirmon triumfin modest të Francës.

Edhe Blic e ka komentue ndeshjen, ku shkruen se si në minutën e 90’të Griezmann e Payet e çojnë Francën në 1/8 e finales, ndërsa RTS: ‘Bunkeri’ shqiptar thyhet në fund, nikoqirët në 1/8 e finales.