Tjetër tragjedi në futboll, vdes ish-lojtari i Skenderbeut

Ish-lojtari i Skënderbeut, braziliani Bernardo Ribeiro, humbi jetën në fushë nga nji atak kardiak. 26-vjeçari nuk ishte ndie mirë gjatë kohës sa ishte në fushë në miqësoren që po luente me ekipin e tij Friburguense.

Ribeiro ishte dërgue me ambulancë në spitalin ma t’afërt, ku ma vonë ka ndërrue jetë. Zyrtarisht ende nuk asht thanë se cili asht shkaktari i vdekjes së futbollistit, por mediat e hueja raportojnë për sulm kardiak.

Lojtari me origjinë nga Rio kaloi një vit i huazuem në kampionatin australian te ekipi Newcastle Jets. Ndërkohë, ai asht aktivizue 12 vite me gjigantët brazilianë të Flamnegos.

Ma mbas, Ribeiro u transferue në Korçë dhe u shpallë kampion me Skënderbeun në sezonin 2011-2012.

Kjo ngjarje vjen mbas asaj në Rumani, ku lojtari i Dinamos së Bukureshtit, Patrick Ekeng, pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes dhe ndërroi jetë në spital.