Topi i Artë, Messi e Ronaldo kanë nga nji ma shumë…të pamerituem!

“France Football” vendosi të ndahet nga FIFA tue ba sërish të sajin Topin e Artë. Cashtja kryesore ka të bajë me votimin. Me ndamjen e tyne kane me votue sërish vetëm gazetarët dhe jo ma kapitenët dhe kjo ka me pasë nji efekt të drejtëpërdrejtë mbasi ka me i eleminue aleancat që janë konstatue në vitet e fundit.

Mediat europiane zbulojnë se rezultati për Topin e Artë kishte me qenë krejt ndryshe në 2010 dhe në 2013 nëse kishin votue vetëm gazetarët. Nëse ishin marrë parasysh preferencat e tyne, në vitin 2010 Topi i Artë kishte shkue për Wesley Sneijder dhe jo për Lionel Messin.

Holandezi që në atë vit arriti triumfin në Champions League, kampionat dhe Kupë me Interin dhe ishte finalist i Botnorit me Kombëtaren e tij, mori 293 pikë nga gazetarët. Iniesta që kishte fitue po aq sa Messi në nivel ekipesh, por u shpall kampion Bote me Spanjën ishte i dyti me vetëm 2 pikë ma pak 291, ndërsa Xavi i treti me 229 pikë.

Messi ishte lojtari i katërt për shtypin, por rezultoi falë votave të Kapitenëve dhe Trajnerëve të Kombëtareve fitues i edicionit të vitit 2010. Edhe në vitin 2013 rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse kishte me u marrë parasysh votimi i gazetarëve.

Atë vit Francezi Franck Ribery fitoi gjithcka me Bayern Munchen dhe ishte ma i votuemi nga gazetarët. Ribery mori prej tyne 524 pikë, kundrejt 399 të Ronaldos dhe 364 të Messit. Topi i Artë shkoi për portugezin, sërish falë votave të trajnerëve dhe kapitenëve te Kombëtareve. Simbas llogarive të gazetarëve, Messi dhe Ronaldo kishin me pasë nga nji Top të Artë ma pak.