‘Topi i Artë’ mundet me u shue

Çmimi ‘Topi i Artë i FIFA-së’ pritet të shuhet përfundshmit. FIFA dhe gazeta France Football kanë prishë marrëveshjen e arritun në vitin 2010.

Marrëveshja mes FIFA’s dhe gazetës prestigjioze franceze, France Football, për ndamjen e çmimit ‘Topi i Artë i FIFA’s’, ka me marrë fund, raporton L’Equipe.

FIFA dhe France Football, në vitin 2010, së bashku kishin vendosë që ta formojnë çmimin Topi i Artë i FIFA’s, të cilin e kishte fitue Lionel Messi.

Deri para vitit 2010 FIFA dhe France Football kishin nda veç e veç çmimet për lojtarin ma të mirë të vitit.

Trofeu i FIFA’s ishte quejt ‘Lojtari ma i mirë i FIFA’s’, derisa çmimi që ndahej nga France Football quhej ‘Topi i Artë’.