Topi i Artë, Ronaldo “kërcënon” Messin

Lionel Messi asht i paralajmëruem. Forma e dobët e argjentinasit që nuk arrin me shënue në kampionat qysh prej 4 ndeshjeve, përkon me shpërthimin e Cristiano Ronaldos që me tregollëshin ndaj Wolfsburgut u rikthye sërish në qendër të vëmendjes. Statistika të pabesushme asht tu regjistrue portugezi gjatë muejve të fundit, tu e hedhun sërish kandidaturën për nji tjetër Top të Artë. Me tre gollat ndaj gjermanëve ai e ka çue në 16 numrin e gollave sezonalë në Europë dhe 94 në total në këtë kompeticion. Messi në krahun tjetër mbetet në kuotën 83. Asnjiherë ma parë ai nuk ka dështue në çerekfinale mbasi ishte hera e 9 nga 9 në total që siguron nji biletë mes 4 ma të mirave, ndërsa në 36 sfidat e luajtuna me eliminim direkt në Champions League, portugezi ka shënue plot 34 herë. Rilindja e Ronaldos vjen në momentin ma delikat për të, mbasi vetëm pak javë ma parë përfolej nj lamtumirë e mundshme nga Madridi, por ai rikonfirmohet sërish jetik për Realin e Madridit dhe shifrat i japin të drejtë.

Nji tjetër gol me peshë ishte edhe ai i që kishte shënue në El Clasico ku “luzitani” i dha nji shuplakë të randë Barcelonës, që nuk arrin të shikojë dritë në fund të tunelit në kampionat. Ajo disfatë peshoi në moralin e katalanasve që humbën bile edhe në San Sebastian. Nji lojtar që edhe pse tashma e ka kalue kufinin e 30 viteve e gjen me nji lehtësi të pabesushme rrugën e gollit. 42 ndeshje të luajtuna në La Liga dhe Champions me 46 realizime. Zidane nuk asht aspak diplomatik, ai e pranon se Ronaldo arrin të ban diferencën në fushën e lojës. Lionel Messi asht i paralajmëruem sepse Cristiano Ronaldo nuk njeh limite, Topi i 4 i Artë nuk asht thjesht nji iluzion, “luzitani” asht rikthye m n’formë se kurrë.