Torres për ndeshjen kundër Bayernit: Ishte nji “rrethim”

Sulmuesi i Atletico Madrid, Fernando Torres, e krahasoi ndeshjen e dytë gjysëfinale kundër Bayern’it, si nji “rrethim”.
Edhe pse djemtë e Simeones u mposhtën 2-1, ata avancuen për n’finale falë rezultatit 1-0 nga ndeshja e parë, transmeton Rrokum.TV.
“Ka qenë nji ndeshje me vuejtje, na ishim të tronditun”, thekson Torres.
“Nuk arrinim me e gjetë nji rrugë që me ju ba presion atyne, ishte si nji rrethim, por nganjiherë ju s’mundeni me luejt ashtu qysh doni. Por, gjithashtu duhet shtue se asht mirë kur fiton tue vuejt”, tha Torres, transmeton Rrokum.TV.
“Na kemi pas nji rrugë shumë te komplikueme deri n’finale, tue i mposhtë ma t’mirët e Europës. Due me u ba kampion, nuk kemi frigë me luejt përballë askujt”, përfundon Torres. /Rrokum.TV/