Tortja e ditëlindjes ja pshtoi jetën portierit të Chapeconese

Mbas aksidentit tragjik që u mori jetën thuejse krejt lojtarëve të Chapeconese, nji tjetër histori e pabesueshme asht zbulue.

Bahet fjalë për nji nga portierët e këtij ekipi, fati për të cilin kishte vendosë që ai mos me qenë pjesë e ekipit që kishte me luejt në finale, por që vdiqën tragjikisht.

Arsyeja kishte të bante me ditëlindjen e tij. Tue qenë se ai ishte portieri i tretë i ekipit, grupi drejtues vendosi që Marcelo Boeck me festue ditëlindjen të 32’të me familjen e tij. Pra, pikërisht torta dhe qirijtë e ditëlindjes ishin arsyeja që atij ju dha leja mos me shoqnue ekipin e tij.