Tosic: Festimi me tre gishta ndaj Shqipnisë ma ka shkatërrue karrierën, por kisha me ba prapë

Mbrojtësi serb, Dusko Tosic, ka pranue se festimi me tre gishta gjatë fitores 2-0 të Serbisë ndaj Shqipnisë në “Elbasan Arena” kishte qenë nji simbol nacionalist, ashtu siç e pohon se pikërisht ky festim e ka detyrue që me u largue nga ekipi i Beshiktashit.

“kam qenë lojtar bazë në formacionin e parë, i padiskutueshëm, pastaj nuk isha as në bankën rezervë. Tifozët nisën me m’urrye, më vërshëllenin tue ba përgatitjet para ndeshjes, valonin flamuj shqiptarë… nuk ishte aspak lehtë. Kam heshtë dhe kam pritë për mundësinë teme”, u shpreh Tosic.

Mirëpo, Tosic deklaroi për “Kurir” se sërish kishte me festue njajtë, mbasi shqiptarët vazhdimisht kanë provokue lojtarët serb në “Elbasan Arena”. “Nëse isha kthye në kohë, nuk kisha me ngurrue me festue përsëri në atë mënyrë”, tha lojtari.