Tottenham s’lëshon pe

Tottenham pa asnji problem dhe me gjys force shënoi fitore në udhëtim te Stoke City me rezultat 0-4, për t’ju afrue në vetëm pesë pikë liderit Leicester City. Londinezët pa u ndjersit hiq deklasuen kundërshtarin që në këtë ndeshje ishte inekzistent. Ishin dy lojtarët kryesorë Harry Kane dhe Dele Alli, të cilët shënuan nga dy herë për “pokerin” e Tottenhamit, që zyrtarisht nga kjo ndeshje së paku e siguruen plasmanin në Ligën e Kampionëve.