Totti grushta me Spallettin mbas ndeshjes? Qe çfarë shkruen shtypi italian

Francesko Totti u rikthye te golli me Romën tu e shpëtue ekipin e tij nga humbja jashtë me Atalantan.

Ndeshja mes Atalantës dhe Romës u mbyll 3-3 dhe Totti realizoi gollin e tretë në minutën e ’86. Por, marrja e nji pike ndaj Atalantës, doket se nuk e ka kënaq trajnerin Spalleti, i cili pretendon zonën Champions me skuadrën e Romës.

Mbas përfundimit të ndeshjes, mediat italiane shkruajnë për nji sherr mes tij dhe Tottit. Bile, gazeta ma e madhe sportive n’Itali “La Gazzetta dello Sport’, shkon deri aty sa ngre pikëpyetje për nji përplasje fizike mes tyne, por pa e konfirmue zyrtarisht këtë.

Ajo që dihet me siguri asht që, si trajneri, ashtu edhe kapiteni, nuk i kanë ul tensionet mes tyne dhe kjo situatë, doket se nuk shkon në favor të ekipit roman.