Tragjedi te Iralanda e Veriut

Nji tifoz i Irlandës së Veriut ka humbë jetën në Nice, ban me dije policia franceze.

Besohet se 25-vjeçari, Darren Rodgers, u rrxue nga nji naltësi 25 metra në nji hapsinë shkambore. I riu ka ndërrue jetë në orët e hershme të së Hanes, nji ditë mbasi ekipi i tij u ndesh me Poloninë, ku u mposhtë 1-0.

Bahet e ditun se vdekja e tij ishte aksidentale dhe nuk ishte si pasojë e ndonji përleshje ndërmjet tifozëve apo ndonji incident tjetër.

“Euro 2016” asht përfshi së fundi nga përleshje masive mes tifozëve huliganë, çka mundet me u kthye në rrezik serioz për jetë të tjera të humbuna.