Trajneri gjerman i Prishtinës: Kur erdha këtu, ky top lojtar kishte 10 kg ma shumë

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann ka thanë se në momentin që ka ardhë në ekip, sulmuesi Labinot Osmani i ka pasë 10 kilogramë ma tepër.

“Nuk e di se qysh ka mundësi që nji lojtar profesionist me i pasë 10 kilogramë ma shumë. Kur kam ardhë këtu, ai kishte kilogramë tepër. Te unë nuk mundet me luejt askush që nuk asht i gatshëm fizikisht”, ka thanë Lutz Lindemann.

Osmani konsiderohet njii ndër sulmuesit ma të mirë në Kosovë.

Ai nuk asht aktivizue në shumë ndeshje në këtë edicion, por që në takimet e fundit asht kthye tue luejt ma shumë te ekipi ma i madh kosovar.