Trajneri gjerman ka nji këshillë për trajnerin e Kosovës

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann mendon se përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, duhet që me u fokusue ma shumë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Ai deklaron se Bunjaki duhet me i ftue dy ose tre futbollistë të Superligës.

“Ka lojtarë të mirë te Feronikeli, Besa, Trepça ’89 apo Prishtina. Trajneri duhet m’i ftue dy ose tre lojtarë të Superligës”, ka thanë Lutz Lindemann për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).