Trajneri i Barçes ka çue poshtë 220 milionë euro

Të gjithë kane mbet të habitun se si Luis Enrique i ka braktis rotacionet e zakonshme të vitit te kaluem. Por, për këtë gja asht arsyetue bindshëm të dillën ndihmësi i tij. Kur u pyet pse ban pak zavendësime në formacion, ai tha se nuk ka asnji t’denjë në “garderobë”, qe me ba ndryshimin nga stoli. Dhe kjo nuk asht për shkak se nuk janë ba blemje, teksa dihet se ka pas nji investim multimilion dollarësh.

Barcelona ka nenshkrue për dy vjet me lojtarë, të cilët vlejnë 162 milione euro, ndërsa këtë sezon ka shpenzue 58 milione euro për Arda Turan dhe Aleix Vidal. N’total janë 220 milionë euro, që Barça i ka investue në dy sezonet e fundit.