Trajneri i Francës, Deschamps: Qe çka mendoj për Shqipninë

Ne nji interviste te dhane për faqen zyrtare te FSHF’s, trajneri i Frances, Didier Deshamp ka ba nje analize te Shqipnisë, ndeshjeve te grupit, ekipit te tij dhe sidomos Europianit.

Tekniku francez thotë që, Shqipnia asht nji ekip i fortë, i cila mundet me befasue, por ndërkohë deklaron se e ka studiue mirë lojën e ekipit të De Biasi’t.

“Ne shpresojmë që me gjetë nji mënyrë për me i zgjidhë problemet që kishim, gjatë ndeshjeve kualifikuese, kundër ekipit të Shqipnisë. Na e kemi studiue mirë mënyrën e lojës e tanë ekipit të Shqipnisë, kështu që i dimë karakteristikat e tyne, forcën e tyne , dhe në raste kur ka, edhe dobësinë e tyne” ka thanë Deschamps.