Trajneri i futbollit e infektoi 8-vjeçaren me HIV!

futbolliiii

Nji trajner futbolli e infektoi nji 8-vjeçare me HIV mbasi e perdhunoi disa herë në nji klub futbolli.

Vajza ishte bashku me klubin e Sidnejit n’Australi në vitin 1996.

Por trajneri e përdhunoi disa herë, në nji rast madje edhe kur në dhomë ishte e shoqja e tij.

Trajneri u akuzue për përdhunim në vitin 2000, por nuk u gjet fajtor.

Por trajneri nuk u ndalue të kryejë këtë detyrë deri në vitin 2003, kur dolën në skenë akuza të reja.

Pak mbasi u ndalu nga sporti, vajza, tashma 15 vjet, u diagnostiku me HIV.

Trajneri u denue me pesë vite burg në vitin 2004 mbasi pranoi se kishte sulmu seksualisht disa vajza.

E abuzueme me HIV, tashma 27 vjet, ka dalë përpara nji komisioni të disiplinës sportive për të rrëfye tmerrin e kaluem.

“Jetoj çdo ditë me tmerrin e atij abuzimi. Kjo për shkak edhe të HIV’it”.