Trajneri i Interit ‘godet’ lojtarët e tij

De Boer u shpreh i zhgënjyem me humbjen 1:0 të Interit nga Sampdoria, tue thanë se mentaliteti asht problemi kryesor i ekipit të tij.

“Jam shumë i zhgënjyem”, tha fillimisht ai për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia.

“Nuk luejtëm aspak mirë në pjesën e parë. në pjesën e dytë kallxuem diçka ma shumë, por nuk arrij me kuptue se pse nuk po arrijmë me luejt ashtu si duem për 45 minuta. Nuk pash nji ekip me besim dhe dëshirë për me ba diçka. Nuk e di pse luejmë si nji ekip pa karakter, jam me të vërtetë i nervozuem”, theksoi ma tej De Boer.

“Disa nga lojtaret nuk japin 100% kur luejne. Kjo asht e papranueshme. Duhet me qene krenarë qe luejne te Interi. Te shikojne njihere veten ne pasqyre e ta kuptojne qe bajne nji pune te mrekullueshme qe luejne futboll, krejt presim shume ma shume nga ata..”, tha trajneri i Interit.