Trajneri i Islandës e ban me “dhimbje kreje” Francën!

Te Islanda ndeshjen me Francen e kane marrë me sportivitet.

Trajneri i Islandës, Lagerbak, shprehet se Franca asht favorite për me kalue në gjysëfinale, por ekipi i tij ka me zbritë në fushë me idenë se mundet me i mposhtë ata.

“Franca asht favorite, por ata nuk janë përbindësha. E randësishme asht me zbritë në fushë të vetëdijshëm se mundemi me i mposhtë. Nëse luejmë mirë, mundemi me ju shkaktue shumë probleme”, shprehet trajneri i kombëtares islandeze.