Trajneri i Italisë i gjakosun!

Trajneri i Italisë njihet për impusivitetin e tij dhe këtë e ka kallxue edhe në momentin e festimit të gollit të shënuem nga Giaccherini në ndeshjen ndaj Belgjikës.

Trajneri i të kaltërve asht gjakosë mbas festës së çmendun me lojtarët e tij mbas gollit, tue pësue nji çamje të vogël në zonën mes hundës dhe gojës.

Megjithatë, festimi i Contes mundet me u cilësue i drejt tue pasë parasysh që ban pjesë në nji grup shumë të vështirë, ndërsa ndaj Belgjikës italianët ishin vlerësue si ma pak favoritë për me fitue këtë ndeshje.