Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki nuk asht befasue me caktimin në grupin I

Trajneri i Kombetares së Kosovës, Albert Bunjaki nuk asht befasue me lajmin se Kosova asht caktue ne grupin I, mbasi siç ka thanë ai, nji gja e tillë ka qenë e pritun.

“Më duhet me thanë se kam qenë i informuem ma herët se mundemi me gjetë veten në grupin I dhe vendimi nuk më ka befasue, edhe pse kam mbajtë pak shpresë me qenë Grupi H”, ka thanë Bunjaku.

“Grupi I asht nji mini-europian, ku prej pesë kombëtarëve, katër nga to janë në fazën finale të Europianit dhe kjo kallxon se ky grup asht shumë i vështirë. Kosova duhet me shfrytëzue për pjekuni këtë”.