Trajneri i Kosovës ka nji lajm të keq për Shqipninë!

seleccionador-de-Kosovo-Bunjaku

Menjiherë mbas pranimit në UEFA dhe FIFA, trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka konfirmue se tashma ka me fillue nji punë e vërtetë për ekipin që ai drejton.

Në nji deklaratë për mediat kosovare, Bunjaki bani me dije se, Kosova ka me i ftue tanë lojtarët me origjinë kosovare, pamvarësisht ekipeve apo kombëtareve të ndryshme.

Ai nuk ka përjashtue mundësinë që ftesa për të luejtë me Kosovën me marrë edhe disa futbollistë të Kombëtares së Shqipnisë.

“Na duhet me kuptue që Kosova ka me ftue lojtarë me potencial të mundshëm, pamvarësisht që ata munden me luejtë me Kombëtare të ndryshme”, u shpreh Bunjaki.