Trajneri i Kosovës nuk i tutet Turqisë: S’dalim nga fusha pa pikë

Në prag të ndeshjes kundër Turqisë, trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki asht optimist tue theksue se në këtë sfidë nuk ka me dalë pa pikë pse jo edhe me fitore.

Në nji deklaratë për mediat, Bunjaki theksoi se të besuemit e tij kanë me dhanë maksimumin në ndeshjen kundër Turqisë.

“Besoj se mundemi me befasue Turqinë tue marrë nji pikë ose edhe me fitue. Nëse jo nesër, pa dyshim se në duelet e ardhshme. Kemi nji përfaqësuese të re me moshë mesatare 22-23 vjeçe, që kemi fillue me garue vetëm qe dy muej, kurse e kemi nji grup me rivalë shumë të fortë, prandaj duhet me pasëi durim dhe sukseset kanë me ardhë. Kisha dasht që të kualifikohemi në Botnor, por e kam thanë edhe ma herët se kualifikimi në Europian asht objektiv ma real”, u shpreh ai.