Trajneri i Kosovës: Po i presim 3 lojtarë me na u bashkue

albert bunjaku_0-587x367

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki insiston se ekipi i tij nuk asht kompletue ende dhe pret futbollistë të tjerë.

“Ndaj Finlandës na kanë mungue disa lojtarë si Loret Sadiku, Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, por edhe Besart Berisha. Gjithashtu, jemi tue i pritë edhe dy lojtarë të ri, të cilët luejnë si mbrojtës të krahut, e që kanë me na rritë konkurrencën, por e presim edhe nji portier”, deklaroi për Zërin, trajneri kosovar, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që edhe Përparim Hetemaj t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.