Trajneri i Kosovës prapë ‘sulmon’ De Biasin: Nuk asht veç nji lojtar që don me luejtë për Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka zbulue se disa prej lojtarëve kuqezi që ishin të pranishëm në ‘Euro 2016’ dëshirojnë me ju bashkue Kosovës.

“Ka lojtarë që ishin në Europian dhe që kanë dëshirë me përfaqësue Kosovën. Emna nuk mundem me ju thanë, por nuk bahet fjalë për nji dhe këtë besoj që e kanë të gjithë të qartë. Na jemi në pritje të nji përgjigjeje nga FIFA dhe besoj që ajo nuk ka me vonue. Ajo ka me vendosë gjithçka se çka ka me ndodhë dhe mandej ka me u kuptue se çka ka me ndodhë”, asht shprehë Bunjaki.

Gianni De Biasi gjatë kësaj jave ka ba të ditun se njani nga lojtarët, të cilët i kishte lanë jashtë Euro 2016, Berat Gjimshiti, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica, kanë me ju bashkue Kosovës, por pa cekë se cili lojtar.