Trajneri i madh italian vjen në Tiranë

Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti më 2 Shtator ka me udhëtue drejt Tiranës për të promovue librin e tij.

Tekniku italian ka me pasë nji takim special me kryeministrin Edi Rama dhe disa të ftuem specialë në fushën e sportit.

Ky takim ka me u mbajt me 2 Shtator në orën 18:30 në ambientet e kryeministrisë, ndërsa ardhja e Ancelottit në Shqipni pritet të ndiqet me interes nga shumë sportdashës, mbasi ai ka drejtue ma parë Milanin dhe aktualisht Bayern Munchen.