Trajneri i Napolit: Higuain iku si nji hajn

‘Tradhtari’ Higuain ka lëndue zemrat jo veç të tifozëve, presidentit, stafit napolitan, por edhe të trajnerit dhe shokëve të ekipit.

I zhgënjyem dhe i tronditun shfaqet trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, i cili theksoi se argjentinasi asht largue nga ekipi si nji hajdut në mes të natës.

Gjatë nji interviste për të përditshmen italiane ‘Corriere dello Sport’, Sarri ka kërkue që Higuain me respektue minimumi me nji telefonatë.

Kam pritë  të paktën nji telefonatë, ndoshta edhe 5 minuta para se Higuain të fillonte testet mjekësore te Juventusi. U kallxue nji tradhtar që u largue në mes të natës si nji hajdut tue thye zemrat jo veç të tifozëve dhe drejtuesve të ekipit, por edhe të shokëve të ekipit, të cilëve nuk ju dha minimumi nji përshëndetje”, deklaroi Sarri.