Trajneri i Sllovakisë: I di pikat e dobëta të Gjermanisë

Të vështirë, por jo të pamundun, kështu e ka cilësue ndeshjen ndaj Gjermanisë, trajneri i Sllovakisë Jan Kozak.

Sot Marek Hamsik me shokë kanë me i sfidue kampionët në fuqi të Botës në fazën e 1/8’ave të Euro 2016, por edhe pse e sheh ekipin e Joachim Low si nji prej ma të fortave të kësaj gare , trajneri 62bvjecar i Sllovakisë, Jan Kozak beson se djemtë që ai drejton munden me i hapë jo pak probleme Gjermanisê.

”Ajo që thoni ju gazetarët asht e drejtë, Gjermania asht nji ekip shumë i fortë. Ata kanë në përbamje futbollistë që luejnë bashkë prej nji kohe të gjatë dhe nga ana tjetër, lojtarë që janë pjesë e ekipeve ma të mëdha të Europës. Por, si çdo ekip tjetër edhe Gjermania ka pikat e saj të forta dhe të dobëta. Natyrisht, Gjermania ka pak dobësi si ekip, por kjo nuk don me thanë se ata janë nji ekip që nuk munden me u mposhtë. Ne kemi me u përpjekë me i shfyrtëzue ato pak pika të dobëta që ka Gjermania për me i ndëshkue. Veç pak para fillimit të Europianit fituem në nji ndeshje miqësore ndaj tyne dhe kemi me tentue me u rinisê nga ai takim”.