Trajneri i Spanjës i tutet Shqipnisë

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka çuditë të gjithë në konferencën për shtyp mbas ndeshjes, ku përveç trishtimit për nji fitore që i iku nga duert përballë Italisë, ka deklarue se sfida ma e vështirë nga të dyja këtë javë nuk ishte ajo e Torinos, por ajo në Shkodër ndaj Shqipnisë.

“Ajo që kishim planifikue ndaj Italisë u ba siç duhej. Por, kemi me i analizue momentet e mira dhe ato ma pak të mira të ekipit në këtë ndeshje. Di me thanë tash se ajo ndaj Shqipnisë asht ndeshja ma e vështirë nga të dyja që kishim në këtë javë”, tha Lopetegui para gazetarëve.