Trajneri kroat: Ekipet tjera kanë me pasë vështirë ndaj Kosovës

Trajneri i Kroacisë, Ante Cacic ka folë mbas fitores ndaj Kosovës.

Ai u shpreh i lumtun për trepikëshin e arritun në “Loro Boriçi”.

“Jam shumë i kënaqun. Shënuem goll herët dhe Kosova nuk arriti të kthehet. Na u dëshmuem që kemi kualitete të nalta, por mund të them që ekipet tjera kanë me pasë shumë të vështirë të fitojnë ndaj Kosovës në këtë stadium”, deklaroi Cacic mbas ndeshjes.