Tranohet Napoli: 150 milionë euro për zavendësimin e Higuain

Mbas largimit të Gonzalo Higuain, Napoli asht hedhë në sulm për me gjetë zavendësuesin ideal të argjentinasit.

Prej disa kohësh, presidenti i Napolit, De Laurentiis po kambëngul për me ble sulmuesin e Interit, Mauro Icardi ndërsa deri tash ekipi zikaltër ka ba rezistencë.

Simbas ‘Corriere Dello Sport’ Napoli asht i gatshëm me shpenzue rreth 150 milionë euro për me i marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Mauro Icardi asht konsiderue si trashëgimtar natyror i Higuain, ndërsa Napoli po mendon me vendosë mbi tavolinë nji kontratë 5-vjeçare, nga e cila lojtari ka me përfitue plot 10 milionë euro në sezon.