Treshja e referëve nga Kosova referojnë ndeshjen në Europa League

Referët kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kanë me nda drejtësinë edhe në ndeshjet e Europa League.

Treshja e referëve kosovarë kanë me nda drejtësinë në ndeshjen e kthimit të Europa League mes ekipit të Maltas, Valletas, dhe ekipit nga San Marino, Folgore.

Ndeshja e kthimit sipas UEFA’s zhvillohet me 6 Korrik në orën 20:30, në të cilën kanë me referue ata.

Nuk asht ndeshja e parë që treshja nga Kosova referojnë ndeshje ndërkombëtare, mbasi ata ndanë drejtësinë edhe në miqësoren, Turqi – Moldavi.