‘Tronditet’ bota e futbollit: Neymar te PSG për zero euro!

Tashma të gjithë janë të bindun, Neymar ka me u largue nga Barcelona për me kalue në Francë të PSG.

Këtë e pranojnë edhe mediat katalunase, të cilat shkruejnë se të sot Neymar ka me i krye testet mjekësore të PSG.

Fillimisht ishte mendue se PSG ka me pague klauzolën e lojtarit prej 222 milionë eurosh, por kjo asht e pamundun, për shkak të rregullit të Fair Palyt Financiar të UEFA’s.

Në ndihmë PSG’s ka m’i dalë kompania nga Katari, ‘Qatar Sports Investment” që ka me pague lojtarin 300 milionë euro si figura qendrore e Botnorit të vitit 2022.

Në këtë mënyrë, ka me qenë vet lojtari që ka me pague klauzolën e prishjes së kontratës kundrejt Barcelonës, tue u lirue nga ajo për me firmosë mandej me francezët për zero euro.

Pikërisht kjo kopani “Qatar Sports Investment”, ka të njajtin president sikurse PSG, Nasser Al-Khelaifin.