Tronditet Brazili, kjo nuk i kishte ndodhë nji kohë të gjatë

Brazili asht eliminue nga Copa Amerika mbas humbjes nga Peru me rezultat minimal 0:1.

Për herë të parë që nga viti 1987, Brazili nuk arriti me kalue fazën e grupeve në Copa Amerika.

Ekipi i Carlos Dunga asht mposhtë nga Peru me rezultat minimal 0:1, me gollin e Raul Ruidiaz minutën e 75. Ky goll ka ba qe me pasë polemika të shumta, mbasi që brazilianët protestuen se Ruidiaz e kishte prekë topin me dorë në momentin e gollit, por kjo nuk ishte simbas referit.