Tronditet Eintracht Frankfurt!

Vetëm pak orë para sfidës së parë të play-out’it, ndaj Nurembergut, Marco Russ kapiteni i ekipit të Eintracht Frankfurt i lindun dhe rritun si futbollist në Frankfurt asht diagonistkue me nji tumor. Asht me të vërtetë e dhimbshme, ajo që ka ndodhë me 30-vjecarin. Në datën 30 Prill, Russ, i cili po zhvillon sezonin e tij të 10 me Eintrachtin, në përfundim të ndeshjes ndaj Darmtstad iu nënshtrue testeve rutinë të antidopingut.

Por, kush kishte me mendue se këto kontrolla mjekësore kane me tregue se Russ vuente nga nji sëmundje e randë. Përgjigjet e analizave përfunduen në duert e qëndërmbrojtësit të Frankfurtit vetëm ditën e Mërkure, me lojtarin që mori vesh lajmin e hidhun se vuen nga nji tumor. Të Marten e ardhshme, Marco ka me ju drejtue sallës së operacionit për me luftue sëmundjen e randë, por si nji kampion i madh që asht, 30-vjecari ka me i luejt dy ndeshjet e play-out’it ndaj Nurembergut që kanë me vendosë nëse ekipi i Niko Kovac ka me qëndrue ose jo në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm.