Tronditet Real Madrid, Ronaldo nuk luen n’finale!

Cristiano Ronaldo asht largue nga ndeshja ndaj Deportivo La Corunas, për shkak të nji lëndimi.

Trajneri Zidane konfirmoi se, lojtari u largua mbas lëndimit të pësuem.

“Ronaldo ka nji goditje të randë në kambë”, u shpreh Zidane. Ronaldo pritet me ju nënshtrue testeve mjekësore, ku pritet me u konstatue natyra e lëndimit.

Ai, sigurisht, mbetet në dyshim për finalen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.