Tronditet Spanja, lojtarët e Realit merren n’shej me snajper. Autori denohet me 9 vjet burg (foto)

Nji person me emnin Ramirez, i cili u arrestue para do dite nga policia spanjolle, asht denue me 9 vjet burg për shkak fotografive që ju kishte ba lojtareve të Realit me snajper.

Simbas “El Confidencial”, Ramirez i kishte ba këto fotografi nga kombi i tij në qendrën stërvitore “Valdebebas”,- por që asnjiherë nuk ishte vërejtë nga sigurimi.

Cristiano, Bale, Isco, Marcelo, Ramos, Benzema, janë disa nga lojtarët që kishte vnue n’shejë Ramirez si dhe trajnerin Ancelotti e presidentin Florentino Perez dhe shumë lehtë ka mujt edhe me i vra.

Madje ai tue ba hajgare në gjykatë, tha se e ka vra Ronaldon e Perezin dhe se jau ka dëshmue madrilenëve se e kanë sigurimin e dobët.

“E kam vra Cristianon dhe Perezin dhe jau kam dëshmue atyne mangësitë e mëdha në sistemin e sigurisë”,- ka thanë Ramirez.

Ndër të tjera, ai ka thanë se nuk ka pasë ndonji qëllim të keq, por vetëm ka dashtë me ju kallxue atyne se shumë lehtë munden me u vra nga terroristët.

3_1479665381-11356651479668133 5_1479665374-97126481479668138 auto_4_1479665385-82817091479668136