Tung Manchester, ku e ka cakun tash Schwein!

Klaus Augenthaler, ish-kapiteni i Bayern Munich, beson se Bastian Schweinsteiger mundet me u transferue në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës.

E ardhmja e Bastian Schweinsteigerit asht larg Manchester Unitedit.

Ish-kapiteni i Bayern Munich’ut, Klaus Augenthaler mendon se gjermani ka me u  transferue në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës.

“Unë mendoj se ai ka me shkue në Shtetet e Bashkueme. Unë e di se ai ka oferta nga klubet europiane, në Turqi dhe në vende të tjera. Por unë mendoj se ai ka me shkue në SHBA”, ka deklarue Augenthaler për OMNISPORT.