Turqi – Kosovë, dalin në shitje biletat, qe ku mundeni me i rezervue!

Federata e Futbollit e Turqisë ka zbulue se biletat e ndeshjes mes Turqisë dhe Kosovës kanë me dalë në shitje nesër.

Federata e Futbollit e Turqisë ka zbulue sot çmimin e biletave për ndeshjen Turqi – Kosovë, që zhvillohet më 12 Nandor në Antalia, në kuadër të grupit I kualifikues të botnorit “Rusi 2018”.

Bileta ma e lirë asht 15 lira turke, ose 4.42 euro, për tribunën mbrapa portave.

Në tribunën lindore, bileta kushton 30 lira turke ose 8.84 euro, derisa ajo për tribunën qendrore, që llogaritet ma e shtrejta, asht 50 lira, ose 14.73 euro.

Çmimi i këtyne biletave, mundet me ndikue edhe në tifozët kosovarë, të cilët munden me udhëtue drejt Turqisë për me përkrah Kosovën.

Simbas Federatës turke, biletat dalin në shitje prej 20 Tetorit (nesër) nga ora 10:00.

Klikoni këtu për me rezervue biletat e ndeshjes.