Turqit dalin me pamje të jashtëzakonshme para ndeshjes me Kosovën (foto)

Turqia dhe Kosova kanë me u përball sonte me fillim nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botnor ‘Rusi 2018’.

Ndeshja ka me u zhvillue në stadiumin e ri të Antalyas, i cili ka nji kapacitet prej 32 mijë ulëseve.

Federata e futbollit të Turqisë ka vendos që në secilën ulëse të ketë nga nji flamur kombëtar të Turqisë.

Kështu gjatë gjithë ndeshjes tifozët vendas përpos që do ta përkrahin Kombëtaren e tyne kanë me mbajtë edhe flamurët kombëtar në duer.

Kosova nuk do të jetë vetëm mbasi shumë tifozë kosovar kanë udhëtue nga vendi ynë për me përkrah përfaqësuesen tonë.

 

2-stadiumi