Turqit: Mos hani ma pizza, Italia na eliminoi!

Në Turqi bajnë thirrje që mos me hangër ma pizza dhe me i bojkotue edhe produktet e tjera italiane.

Humbja e Italisë ndaj Irlandës nuk asht pritë mirë në shtetin turk, sepse humbja e ekipit të Contes nxorri jashtë Europianit Turqinë.

Dhe, në këtë mënyrë në nji numër të madh tê mediave turke ka nisë nji fushatë për me i bojkotue produktet italiane tue fillue nga pizzat:
‘Mos të hajmê ma pizza’n italiane’, ky asht sllogani i këtyne orëve në Turqi.

Na kemi qenë viktima të rregullores së UEFA’s dhe kjo formulë duhet me ndryshue sa ma shpejt shkruen ish-futbollisti i Kombëtares Ridvan Dilmen, në gazetën “Sabah” dhe vazhdon:

“Portugalia vazhdon rrugën e saj në këtë Kampionat Europian pamvarësisht se barazoi në të tre ndeshjet, ndërsa na dhe Shqipnia që e kemi fitue nji takim kthehemi në shtëpi”, përfundon ish-futbollisti I Kombëtares turke.

Jo vetëm në media, por edhe në rrjetet sociale janë shtue thirrjet për me i bojkotue tana produktet italiane.