Tuttosport: Sot dita e madhe, pritet zyrtarizimi i Pogba në ManUtd

Prej shumë kohësh asht folë për nji transferim të Paul Pogba te ekipi i Manchester United, e cila ka arritë me sukses marrëveshjen me Juventusin për me i marrë shërbimet e mesfushorit francez.

Mediat italiane shkruejnë se zyrtarizimi i këtij transferimi mundet me ndodhë ditën e sotme ku ‘Djajtë e kuq’ pritet me pague rreth 120 milionë euro për me i marrë shërbimet e Pogbas.

Simbas ‘Tuttosport’, United po kryen pagesa e fundit ndaj agjentit Mino Raiola, i cili pritet të përfitojë rreth 25 milionë euro.