U duk si stërvitje me Shkëndijën, por qe shifra marramendëse që fitoi Milani nga shitja e biletave

Milani ka fitue mbramë kundër Shkëndijës me rezultatin tenistik 6-0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet për fazën e grupeve të Europa League.

Edhe pse ndeshja që zhvillohej ishte kundër nji ekipi mjaft të vogël, numri i spektatorëve në “San Siro” ishte tepër i madh.

Saktësisht për këtë ndeshje u shitën 40.613 bileta, aq sa ishin të pranishëm edhe në stadium. Nga shitja e këtyne biletave, Milan ka fitue 1.146.438.00 euro.