UEFA, 301 milionë euro për kombëtaret në Europian, qe sa pritet me fitue Shqipnia

UEFA ka publikue shifrën që ka me u nda për 24 ekipet finale të Kampionatit Europian në Francë. Shuma totale që ka me u nda për ekipet shkon deri në 301 milionë euro.

Simbas të dhanave të publikueme nga UEFA, kombëtares fituese të Euro 2016 i takojnë 8 milionë euro, ndërsa çdo fitore ka me u vlerësue me nji milion euro, dhe barazimi me 500 mijë euro.

Kalimi në raundin e dytë shpërblehet me 1.5 milion euro, kualifikimi në çerekfinale me 2,5 milionë euro dhe gjysëfinalistat kanë me marrë nga 4 milionë euro.

Kombëtarja e Shqipnisë e ka vet fatin në dorë që me shijue shumën e caktueme nga UEFA, ku i duhet minimalisht nji barazim që me nisë me përfitue nga thesi bujar që ka me u hapë m 10 Qershor.