UEFA: Anglia dhe Rusia munden me u përjashtue nga Euro 2016

UEFA ka kërcënue Anglinë dhe Rusinë me përjashtim nga “Euro 2016” mbas përleshjeve të dhunshme mes huliganëve të dy ekipeve në Marseille.

Mbas nisjes së hetimit mbi dhunën në stadium, UEFA ka konfirmue se trazinat e shkaktueme nga dy tifozeritë rrezikojnë kombëtaret e tyne.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA’s ka paralajmërue të dy federatat, se trupi i Disiplinës nuk ka me hezitue me vendosë sanksione ndaj tyne, tue përfshi mundësinë e nji skualifikimi të ekipeve përkatëse nga gara, me qëllim që skena të tilla mos me u përsëritë ma”, thuhet në deklaratën e qeverisë së futbollit europian.